Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë

Scan the qr code to link to this page

Hadithi
Shpjegimi
Shfaq përkthimet
Mësime nga hadithi
Kategoritë
Më shumë
Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë."
Ky hadith është sahih. - Muttefek alejhi.

Shpjegimi

Profeti ﷺ ka njoftuar se kushdo që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, Allahu do t'i mjaftojë atij nga çdo gjë e keqe dhe çdo gjë që e urren. Po ashtu është thënë (si mendim se): i mjaftojnë kundrejt namazit të natës; i mjaftojnë kundrejt dhikreve të tjera; ato janë ajetet më të pakta që mjaftojnë për leximin e Kuranit gjatë namazit të natës dhe janë dhënë edhe mendime të tjera. Të gjitha mendimet që u përmendën janë të sakta dhe kjo shprehje i ngërthen në vete.

Mësime nga hadithi

  1. Sqarimi i vlerës së ajeteve të fundit të sures el Bekare. Këto ajete janë nga fjala e Allahut të Lartësuar: "I Dërguari beson në të (Kuranin)...", deri në fund të sures.
  2. Ajetet e fundit të sures el Bekare, atij që i lexon, ia largojnë të keqen, sherrin e shejtanin, nëse i lexon gjatë natës.
  3. Nata fillon me perëndimin e Diellit dhe mbaron me lindjen e agimit.

Kategoritë

U dërgua me sukses!