“Shtëpitë tuaja mos i bëni varreza, se shejtani ikën prej shtëpisë në të cilën lexohet surja el Bekare.”

Scan the qr code to link to this page

Hadithi
Shpjegimi
Shfaq përkthimet
Mësime nga hadithi
Kategoritë
Më shumë
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shtëpitë tuaja mos i bëni varreza, se shejtani ikën prej shtëpisë në të cilën lexohet surja el Bekare.”
Ky hadith është sahih. - E shënon Muslimi.

Shpjegimi

Profeti ﷺ përmes këtij hadithi ndaloi që shtëpitë të jenë të zhveshura nga falja e namazit (vullnetar), e kështu të bëhen si varreza, në të cilat nuk falet namazi. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se shejtani ikën prej shtëpisë në të cilën lexohet surja el Bekare.

Mësime nga hadithi

  1. Është e rekomanduar që në shtëpi të shtohen adhurimet dhe namazi vullnetar.
  2. Nuk lejohet falja e namazit në varreza, sepse është mjet që dërgon drejt shirkut (idhujtarisë) dhe teprimit në raport me të vdekurit, në përjashtim të namazit të xhenazes (që lejohet të falet).
  3. Pasi ndalimi i faljes së namazit te varret ishte ngulituar te sahabët, kjo është arsyeja pse Profeti ﷺ e ndaloi shndërrimin e shtëpive në varreza, në të cilat nuk falet namazi.

Kategoritë

U dërgua me sukses!