Lexuesit të Kuranit do t’i thuhet (në Ditën e Gjykimit): "Lexo dhe ngrihu (shkallëve të Xhenetit), lexo drejt dhe bukur, siç ke lexuar në dynja, se vendi yt është në ajetin e fundit që e lexon.”

Scan the qr code to link to this page

Hadithi
Shpjegimi
Shfaq përkthimet
Mësime nga hadithi
Kategoritë
Më shumë
Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Lexuesit të Kuranit do t’i thuhet (në Ditën e Gjykimit): "Lexo dhe ngrihu (shkallëve të Xhenetit), lexo drejt dhe bukur, siç ke lexuar në dynja, se vendi yt është në ajetin e fundit që e lexon.”
Hadith hasen. - E shënon Ebu Davudi.

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se lexuesit të Kuranit, i cili e jetëson atë e në vazhdimësi e lexon dhe e mëson përmendsh, kur të hyjë në Xhenet, do t'i thuhet: "Lexoje Kuranin dhe ngrihu përmes kësaj në shkallët e Xhenetit, si dhe lexoje drejt e bukur, ashtu siç e ke lexuar në dynja me kujdes dhe me qetësi, se vendi yt është në ajetin e fundit që lexon."

Mësime nga hadithi

  1. Shpërblimi, sa i përket sasisë dhe cilësisë, është në varësi të veprave.
  2. Inkurajimi për të lexuar Kuran, për ta perfeksionuar, për ta mësuar përmendsh, për ta medituar dhe për të vepruar sipas tij.
  3. Xheneti ka shumë shkallë e grada dhe shkallët më të larta do t'i arrijë lexuesi i Kuranit.

Kategoritë

U dërgua me sukses!