“Përsëriteni Kuranin vazhdimisht, sepse betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se ai ikën më shpejt se deveja kur zgjidhet nga litari.”

Scan the qr code to link to this page

Hadithi
Shpjegimi
Shfaq përkthimet
Mësime nga hadithi
Kategoritë
Më shumë
Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Përsëriteni Kuranin vazhdimisht, sepse betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se ai ikën më shpejt se deveja kur zgjidhet nga litari.”
Ky hadith është sahih. - Muttefek alejhi.

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka urdhëruar që të përsëritet Kurani dhe të lexohet vazhdimisht, që të mos harrohet pasi është mësuar përmendsh në kraharor, dhe këtë e vërtetoi me betim, se Kurani largohet më shpejt nga kraharori sesa devetë e lidhura me litarë në mes të krahut. Nëse njeriu e përsërit atë, e kap (dhe e ruan), e, nëse e lëshon (nuk e përsërit), largohet dhe humbet.

Mësime nga hadithi

  1. Nëse hafëzi e lexon atë në vazhdimësi, pa pushim, ai do të mbetet i ruajtur në zemrën e tij, përndryshe do të largohet dhe do ta harrojë.
  2. Prej dobive të përsëritjes së Kuranit në vazhdimësi është shpërblimi dhe ngritja e shkallëve në Ditën e Kiametit.

Kategoritë

U dërgua me sukses!