ata i mësonin dhjetë ajete nga Profeti ﷺ dhe nuk i mësonin dhjetë ajete të tjera pa e mësuar dijen dhe veprimin që përmbanin ato

Scan the qr code to link to this page

Hadithi
Shpjegimi
Shfaq përkthimet
Mësime nga hadithi
Kategoritë
Më shumë
Ebu Abdurrahman Sulemiu (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: Na kanë treguar ata që na mësonin Kuranin nga sahabët e Profetit ﷺ, se ata i mësonin dhjetë ajete nga Profeti ﷺ dhe nuk i mësonin dhjetë ajete të tjera pa e mësuar dijen dhe veprimin që përmbanin ato. Kështu thoshin: "E mësuam dijen dhe veprimin (së bashku)."
Hadith hasen. - E shënon Ahmedi.

Shpjegimi

Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i mësonin nga i Dërguari i Allahut ﷺ dhjetë ajete të Kuranit dhe nuk kalonin në asnjë ajet tjetër pa mësuar dijen që përmbanin këto dhjetë ajete dhe duke e vënë në praktikë, kësisoj e mësuan dijen dhe veprimin së bashku.

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe kujdesi që tregonin për mësimin e Kuranit.
  2. Mësimi i Kurani bëhet me dije dhe duke e vënë në praktikë, e jo thjesht të lexohet e të mësohet përmendsh.
  3. Dija është para fjalës dhe veprës.

Kategoritë

U dërgua me sukses!