Profeti ﷺ e përmendte Allahun në çdo gjendje

Scan the qr code to link to this page

Hadithi
Shpjegimi
Shfaq përkthimet
Mësime nga hadithi
Kategoritë
Më shumë
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Profeti ﷺ e përmendte Allahun në çdo gjendje."
Ky hadith është sahih. - E shënon Buhariu si hadith mual-lek, në mënyrë të prerë.

Shpjegimi

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se Profeti ﷺ i kushtonte shumë rëndësi përmendjes së Allahut të Lartësuar dhe se ai e përmendte Allahun e Lartësuar në çdo kohë, vend dhe situatë.

Mësime nga hadithi

  1. Për përmendjen e Allahut të Lartësuar nuk kushtëzohet pastrimi nga papastërtia e vogël (të qenët pa abdes) dhe nga ajo e madhe (të qenët xhunub).
  2. Profeti ﷺ në vazhdimësi e përmendte Allahun e Lartësuar.
  3. Inkurajimi që Allahu i Lartësuar të përmendet shpesh në çdo kohë, duke ndjekur kështu shembullin e Profetit ﷺ, me përjashtim të rasteve kur ai përmbahej nga dhikri, siç është kryerja e nevojave fiziologjike.

Kategoritë

U dërgua me sukses!