Profeti ﷺ nuk e dinte ku mbaronte surja derisa i zbriste: "Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Scan the qr code to link to this page

Hadithi
Shpjegimi
Shfaq përkthimet
Mësime nga hadithi
Kategoritë
Më shumë
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Profeti ﷺ nuk e dinte ku mbaronte surja derisa i zbriste: "Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!"
Ky hadith është sahih. - E shënon Ebu Davudi.

Shpjegimi

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) sqaron se suret e Kuranit të Madhërishëm i shpalleshin Profetit ﷺ dhe ai nuk e dinte ndarjen dhe fundin e saj, derisa i zbriste: "Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!". Kësisoj e dinte se surja e mëparshme kishte përfunduar dhe se ishte fillimi i një sureje të re.

Mësime nga hadithi

  1. Besmeleja (Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!) i ndan suret, përveç suren el Enfal me suren et Teube (që nuk ka besmele ndërmjet tyre).

Kategoritë

U dërgua me sukses!